“Aromë Spanje”, koncerti i veçantë nën tingujt spanjollë plot ritëm

Krijimtaria europiane, sidomos ajo spanjolle mban një peshë të madhe në krijimtarinë botërore të muzikës klasike dhe jo vetëm. Vallet, meloditë, ritmi, muzika tradicionale e këtij vendi magjepsës është padyshim një arsye për t’u vendosur në skenë.
Tirana, si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për këtë vit, do të ketë në larminë e aktiviteteve të saj tinguj spanjollë plot ritëm, emocion, dëshirë dhe zjarr të kompozitoreve si I. Albeniz, E. Granados, M. De Falla etj.
Në kuadër të festës Nacionale Spanjolle, më datë 12 Tetor 2022 ora 19:00 do të realizohet një koncert me muzikë klasike, duke ndërthurur instrumente të ndryshëm si piano, oboe, saksofon me këngë dhe balet.
Koncerti do të zhvillohet te Liceu Artistik në sallën “Tonin Harapi”. Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




