Gjirokastër/3000 vizitorë gjatë vitit 2020 në muzeumet e qytetit

Kulturë | 6 vite më parë

3000 persona ka qënë numri I vizitorëve në muzeumin e kështjellës së Argjirosë gjatë vitit 2020.Përgjegjësi i këtij muzeumi Besnik Shehu gjatë pronocimit për RTSH Gjirokastra është shprehur se viti i kaluar ka qënë mjaft I vështirë për shkak të përhapjes së pandemisë globale Covid-19,gjë e cila solli dhe mbylljen e kufijve.Ndërkohë Shehu ka pohuar se pjesa dërrmuese e vizitorëve ishte vendas në masën 70% dhe kulmi i numrit të vizitorëve ishte shënuar gjatë muajve korrik-gusht si shkak i sezonit veror.

“Viti që lamë pas ishte shumë i vështirë për shkak të pandemisë,gjatë muajve janar dhe shkurt numri ka qënë i lartë.Me fillimin e pandemisë numri i tyre ka rënë dhe u rikuperua gjatë muajve korrik dhe gusht për faktin se ishte gjatë sezonit veror.Numri i vizitorëve në muzeumet e qytetit ishte 3000 dhe krahasuar me vitet e kaluara rezultoi 3 deri në 4 herë më pak.Shumica e vizitorëve ka qënë vendas në masën 70% dhe vizitat i zhvillonin gjatë fundjavave.Pritshmëritë për vitin 2021 janë te ulja e efektit të pandemisë Covid-19”

Pritshmëritë për vitin 2021 janë me shpresën tek ulja e efektit dhe të pasojave që po lë pandemia Covid-19


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme