Turizmi rural , çelen bujtinat e para në Nepravisht të Libohohës .

Turizmi rural dhe mikëpritja në familjet për tu njohur me jetesën e fshatit tashmë çdo vit e më shumë po sensibilizon banorët të çelin dyert për vizitorët vendas e të huaj. Në fshatin Sektor të bashkisë së Libohovës duke parë edhe numrin e lartë të vizitorëve në këtë zonë ka nisur edhe çelja e bujtinave të para . E tillë është inisjativa e familjes Shuti nga ky fshat jetesa e të cilëve sigurohet nga të ardhurat në sektorin e bujqësisë , por që prej dy vitesh ka ndërtuar edhe shtëpizat e drurit për pritjen e turistëve . Kryefamiljari Gëzim Shyti tregon se bujtinat karakteristike u ndërtua nga dy djemtë duke ju përshtatur edhe traditës së banesave të dikurshmë të fshatit . Për shkak të pandemisë numri I vizitorëve gjatë vitit që lamë pas ishte I ulët por gjithësesi nuk kanë munguar ata vendas.
- Ne jetojmë me bujqësi, kemi fermën tonë në të cilën është angazhuar gjitha familja . Zona e Libohovës është mjaft e vizituar dhe sidomos fshati Sektor për shkak të afrimitetit me rrugën por edhe resurseve natyrore . Vinin turistë të huaj ndaleshin në fshat, bënin foto dhe ne I ofronim ndonjë kafe e fruta siç e do zakoni. Ndryshe nga ne më bën përshtypje që ishin shumë kureshtare për punët e fshatit . Rrinin për orë të tëra në fermë , shikon dhe proçesin e mjeljes së bagëtive .Duke parë këtë numër të lartë djemtë morën insjativën e ndërtimin të shtëpizave të drurit duke përdorur cdo gjë tradicionale . Sot operojmë me ndërthurje si të turizimit ashtu edhe të bujqësisë , dhe shpresojmë që ky vit të hapen kufijtë të mirëpresim turistë. Fshati e ka mundësinë ta zhvilloj këtë sektor . Me anë të produkteve bio, guidave që bëhen , vizita në zonat e mbrojtura që kemi si Kalaja e Libohonës , kisha e Labovës së Kryqit , Ura e Zonjës ,Ura e Ali Pashës mbi lumin Zagorie etj turizmi është I rëndësishëm.
Sektori I turizmit rural gjithnje e me shume po mer vemendjen e turisteve te huaj te cilet vizitojne Shqipërine .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




