2800 turistë kanë vizituar në muajin dhjetor kishat në Voskopojë

Më shumë se 2800 turistë kanë vizituar objektet e kultit në fshatin turistik të Voskopojës gjatë muajit dhjetor nëpërmjet guidave turistike që ofron Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë. Një gjë e tillë bëhet me dije nga Gjergji Koki drejtor në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë. Koki shprehet se në periudhën e dimrit kjo drejtori ofron guida për fshatin Voskopojë si dhe guida në fshatin Vithkuq.Sipas tij fluksi i turistëve ka qënë mjaft i lartë kryesisht në Voskopojë duke e bërë të pamundur ofrimin e guidave për të gjithë vizitorët.
Sa i përket guidave në fshatin Vithkuq numri i turistëve ka qënë më i ulët.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë krijon guida për turistët jo vetëm ne sezonin e dimrit por edhe në sezonin e verës ku këto guida janë edhe më të zgjeruara në territorin e Pustecit por edhe Pogradecit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




