Gjirokastra ndez dritat për festat e fundvitit

Kulturë | 6 vite më parë

Gjirokastra ka ndezur dritat për festat e fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit.  Pema e Vitit të Ri edhe këtë vit ,u vendos në qendrën muzeale të qytetit.Ndërkohë, për shkak të masave anticovid , janë shmangur grumbullimet e qytetarëve dhe koncerti tradicional.Gjate ceremonisë kryetari I bashkisë Gjirokastër ka dhënë urimin e tij për festa të mbara dhe shëndet në këtë periudhë.

“Duhet të shpresojmë se 2021 do të jete shumë më i mirë se viti që po mbyllet .Më e keqja ka kaluar ,sidoqoftë të mirën e kemi përpara .Për shkak të kufizimeve bëmë vetëm një ceremoni simbolike të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.Uroj festa të gëzuara për të gjithë gjirokastritët dhe mbarë shqiptarët !”, u shpreh kryebashkiaku Flamur Golemi.

Pjesë e kësaj ceremonie simbolike, u bë edhe deputetja e PS Mirela Kumbaro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme