Pulaha dhe Ashiku dekorohen me titullin “Mirënjohja e qytetit”

Bashkia e Pogradecit ku ka akorduar titullin e nderit Mirënjohja e qytetit dy figurave mjaft të njohura të artit dhe kinematografisë shqiptare. Bëhet fjalë për skenaristin Rruzhdi Pulaha dhe aktorit Mario Ashiku regjisor dhe aktor.
Ky nderim nga ana e Bashkisë Pogradec nuk ka ardhur rastësisht për këto dy figura, ata kanë pasur një kontribut të madh në Pogradec dhe promovimin e tij artistik dhe kulturor duke xhiruar edhe një sërë filmash në këtë qytet si Zonja nga Qyteti dhe Shoqja nga Fshati, Rrethimi i Vogël, Drama e Maro Mokrës etj. Pikërisht për këto Bashkia vendosi ti nderojë këto dy figura thotë N/kryetarja Entela Gusho.
Vangjo Shkurit, aktor në pension për shumë vite pjesë e estradës së Pogradecit dhe trupës teatrore tregon për dy figurat dhe punën e tyre, si ishte të punoje me ta dhe pse këto tituj vijnë në kohën e duhur
Shpërndarja e titujve për Rruzhdi Pulahën dhe Mario Ashikun do të bëhet në np moment të dytë me rënien e situatës së pandemisë për të organizuar një ceremoni të duhur për ta e cila momentalisht është e pamundur si pasojë e pandemisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




