“Qielli im” i Ilirian Zhupës nën interpretimin e katër artistëve

Kulturë | 6 vite më parë

Poema “Qielli im” e poetit Ilirjan Zhupa e interpretuar nga aktorët e mirënjohur Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita dhe Kristian Koroveshi u shfaq për herë të parë për publikun, pasi ishte xhiruar gjatë muajve të verës në kishën e Shën Nikollës në Voskopojë.

Vepra ndikon te publiku për të reflektuar për dashurinë, pasionin, jetën, krijimin sidomos në këtë periudhë kaq të vështirë që mbarë bota është duke kaluar. Poema u shfaq në mjediset e jashtme të Muzeut Historik Kombëtar si një mënyrë për të qëndruar pranë publikut.

Ideatori i këtij eventi Kristian Koroveshi kishte për qëllim që me realizimin e këtij materiali, jo vetëm të na bëjë të ngremë sytë nga qielli dhe të reflektojmë në këtë situatë të vështirë, por edhe që vëmendja të shkojë tek trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore që ne kemi në vendin tonë. Kjo është gjithashtu edhe një mënyrë alternative dhe e vecantë se si artistët dhe arti të gjejnë mënyra  për të arritur qëllimin e tyre dhe të vijnë pranë publikut.

Koroveshi shprehet se publiku ynë ka shumë nevojë për këtë formë komunikimi dhe se është vetëm hera e parë e kësaj forme e të servirurit të artit dhe trashëgimisë.

Në vazhdimësi, sipas tij, do të kemi edhe organizime të tjera të kësaj forme. Ai gjithashtu u bën thirrje kolegëve të tij që të jenë sa më pranë publikut me poema, sepse është një mënyrë shumë e mirë për të qenë prezent tek ata.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme