Opozita protestë para Bashkisë Tiranë: SPAK ndjek axhendën e PS

Opozita ka zhvilluar protestën e radhës para Bashkisë Tiranë, ku kërkon largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës së disa prej përfaqësuesve të opozitës kanë hedhur akuza ndaj SPAK, ndërsa thonë se qeveria po bëhet palë me krimin duke goditur qytetarët e ndershëm.
Gjatë fjalës së tij Klevis Balliu akuzoi SPAK se ndjek axhendën e PS dhe se nuk bën drejtësi për qytetarët. Ai kërkoi hetimin e zv.kryeministres Balluku, pasi sipas tij ka ën dorë 75 % të buxhetit.
“Sot më shumë se kurrë, ka nevojë që ne të qëndrojmë përballë aferave kriminale dhe korruptive, sepse sot nuk ka drejtësi, sepse nuk ka gjyqtar, nuk ka prokuror që i del përballë pushtetit, sepse Skapi i partisë dhe partia janë një. A e patë sesi Spaki nuk e heton Ballukun, nuk e heton për asnjë gjë, edhe pse ka 75% të buxhetit të shtetit? A e keni parë se si Skapi arreston çdo punonjës të bashkisë përveç kryetarit të tyre, Erion Veliaj? Këta kanë hallin të shpëtojnë paratë. Shikoni pavarësisht arrestimeve të bëra për inceneratorin, a është konfiskuar ndonjë lek, a i kemi marrë paratë ne që shkojnë 80 mijë euro në ditë për Erion Veliajn, pronarin faktit, për Edi Ramën”, tha Balliu.
Para protestuese, Dorjan Teliti kërkoi që qytetarët duhet të ngrihen kundër regjimit të treshes Rama-Veliaj-Balluku. Sipas tij, regjimi Ramës po lufton qytetarët e ndershëm, por jo krimin e organizuar.
“Këta mendonin se ne do frikësoheshim, do tërhiqeshim, do lodheshim. E kanë gabim. Ua keni treguar ju me qëndresën tuaj se e kanë gabim. Sot ne do të hedhim poshtë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku.
Kjo treshe i ka shpallur luftë Shqipërisë, i ka shpallur luftë qytetarëve të ndershëm, i ka shpallur luftë të rinjve, pensionistëve, shtresave në nevojë, pronarëve. Nuk ka lënë pa i shpallur luftë dhe ka vetëm një aleat në krah: krimin e organizuar”, tha Teliti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




