Curi: Socialistëve u duhet një drejtor i ri policie për zgjedhjet e 2025

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini se socialistëve u duhet një drejtor i ri policie për zgjedhjet e 2025-s.

Sipas Curit, drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë i paracaktuar.

“Mua mu duk që Rrumbullaku të dorëhiqej në atë mënyrë që u dorëhoq, me shkarkim. Të mos harrojmë se “Rrumbullakët” e tjerë ishin komentuar nga Partia Socialiste si grupi i çiftelisë nëse e mbani mend. Gjithsesi Rrumbullaku arriti të ribëhej me socialistët deri në momentin që nuk iu duhej më socialistëve. Tani socialistëve iu duhet një drejtor policie për zgjedhjet e 2025-s. Ky drejtor policie është i paracaktuar”, u shpreh Curi në “3D”.

Curi vuri në dukje se vetë ministri i Brendshëm nuk është politik dhe duke kërkuar që drejtori i ri i policisë së Shtetit të jetë i ri në moshë do të thotë që ka goditur brezin e vjetër.

Ai theksoi më tej se kreu i ri i Policisë së Shtetit do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  

“Ministri për shembull është tekniko-taktik që nuk është politik tha se drejtori duhet të jetë i një brezi të ri.

Pra, pse të mos jetë i një brezi të vjetër. Mua më shqetëson kur është i ri sepse drejtori i ri i përgjithshëm i policisë duhet të jetë një njeri me shumë eksperiencë.

Fakti që është një i ri i bie të jetë i bindur dhe që është paracaktuar konkurrimi.

Gjithë brezi i Rrumbullakut që janë gjithë njerëzit me më përvojë në polici me të mirat e të metat, u këputën nga deklarata se në krye të policisë duhen njerëz të rinj. Plejada e re do të përdoret për fushatë elektorale, siç po përdoret plejada e re e deputetëve.

Është një skenar i njohur. Do të ketë një qëndrim të shkurtër dhe me dëshirë do të përdoret për fushatën zgjedhore”, tha më tej Arian Curi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme