Kryeparlamentarja Spiropali vizitë në Kosovë, pritet nga Kryeministri Kurti

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali do të zhvillojë këtë të mërkurë (11 shtator) një vizitë në Kosovë. Lajmi është bërë me dije nga qeveria e Kosovës, ku sqarohet ndër të tjera se Kryeparlamentarja Spiropali do të pritet në takim nga Kryeministri Albin Kurti.
Takimi mes dyshes do të nisë në orën 13:00, ndërsa në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




