Sherr i fortë/ Nesturi: PD po shkon në kanibalizëm politik. Sulo: Po u qan hallin demokratëve?

Debati fortë është zhvilluar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1 ndërmjet dy analistëve të medias Arion Sulo dhe Plator Nesturi për kryetarët politik që do të udhëheqin fushatën elektorale në zgjedhjet e 2025.
Nesturi: Gjithë problemi është se kjo listë në vetvete, me një Berishë që nuk është ai i dikurshmi dhe fakti që është izolim. Kjolistë e publikuar nuk të bind që do të jetë lista që do të siguroi fitoren. Ndaj që këtu nisin problematikat në vetvete. Debatet e brendshme, fryma që ka shoqëruar publikimin e kësaj liste , apo me mënyrën se si u publiku tregon që PD-ja nuk e ka nisur ashtu sikurse do të duhej. Berisha u rikthye në mentalitetin dhe psikologjinë e vetë sikurse e ka drejtuar PD-në. PD po shkon në kanibalizëm politik.
Sulo: Kjo është e ashpër. Më kontradiktorë se kaq nuk ke qenë ndonjëherë. I qake hallin demokratëve në bazë që janë të përçarë dhe ata duhet ta kuptojnë që fajin e ka “ballkonit”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




