Murrizi fajëson Berishën: PD iku prapë tek Rama

Politikë | 2 vite më parë

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1, ish deputeti  Myslym Murrizi fajësoi kryetarin e PD-së Sali Berisha që ka bërë kompromise dhe marrëveshje politike me Edi Ramën.

Ndaj jemi sot në këtë gjendja tha ai, sepse Berisha i ka dhënë nëntë herë konsensus Edi Ramës. Në tre vite opozitë kanë shkuar tek ai, dhe pastaj thuhet se do e rrëzojnë atë me qeveri teknike.

“I dha konsensus kur votoi KPK-në dhe këtej del dhe akuzon motra filanit, vëllai filanit. Dha konsensus për  Amnistinë Penale, dha konsensus për Kodin Zgjedhor dhe këtej mashtroi shqiptarët.”

Përse i mashtrojnë shqiptarët tha Murrizi kur thonë që shkova dhe votova Kodin Zgjedhor sepse rekomandon Gjykata Kushtetuese, kjo është turp.  Nëse PD nuk do të jepte konsensus do mbetej në fuqi vendim i Gjykatës Kushtetuese

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme