Berisha i bindur: PD në 2025-ën merr pushtetin!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ky është shtatori i fundit që e gjen në opozitë këtë forcë politike. “PD në vitin 2025 merr pushtetin” tha ai në lidhjen e drejtëpërdrejtë me Këshillin Kombëtar të PD ndërsa ndodhej në banesën e tij në arrest shtëpie. “Rotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më. Rotacioni është në duart tona, në guximin, sakrificën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër” tha ai.
Sipas zotit Berisha PD ka hyrë në muajin e nëntë përpara betejës finale elektorale. “Në 9 muaj ne kemi përballjen finale kundër së keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti, poshtëroi dhe dëboi masivisht shqiptarët”, u shpreh zoti Berisha.
Sipas tij kjo betejë ka mbaruar. “Realiteti është krejt i ri, kushtet kanë ndryshuar. Sot ne jemi të bashkuar. Sot ne jemi PD e Shqipërisë më e fortë se kurrë”, tha ai.
Edhe njëherë kreu i PD foli nevojën e votës së lirë si kusht për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakundërshtuara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




