Spiropali takon ambasadorët e Katarit dhe Egjiptit: Rritje e investimeve dhe kontribut për paqen

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali, ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, dhe Ambasadorin e Egjiptit, Mohamed Heider.

Gjatë takimit, kryeparlamentarja Spiropali bisedoi me ambasadorët mbi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, rritjen e investimeve, intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare dhe kontributet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë.

Në fokus të diskutimit ishte gjithashtu edhe vazhdimi i mbështetjes dhe lobimit nga Katari dhe Egjipti për Kosovën.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme