Pol i ri në parlament? Shehi: Jemi 6 deputete anti-Berishë. Në kafe jemi gjysma

Emisioni “3D me Alban Dudushin” nisi sot sezonin e ri televiziv në RTSH. Sezoni i ri do të ofrojë një emision të ridimensionuar ku fokusi më i madh do jetë tek aktualiteti dhe ngjarjet e forta politike, dhe jo vetëm.
Emisioni do të trajtojë më gjerësisht zhvillimet politike në vend, rajon dhe botë, zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, zgjedhjet e nëntorit në SHBA, lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme janë disa nga temat që do të trajtohen në këtë sezon të ri të emisionit.
Në puntatën e parë të emisionit ishin të ftuar deputeti i opozitës Dashamir Shehi, analistët Preç Zogaja dhe Sami Neza si dhe Drejtuesi i Nisma Thurrje, Endrit Shabani të cilët komentuan dhe dhanë mendime mbi temën “Viti zgjedhor, ku është opozita?”,
Deputeti Dashamir Shehi duke folur për konkretizimin e një poli të ri politik në Kuvend u shpreh se është e nevojshme dhe e domosdoshme ri kompozimi i opozitës sepse sikurse tha ai, opozita e Sali Berishës nuk prodhon energji për të mundur kryeministrin Edi Rama por thjesht për të mundur vetveten.
“Është një ide që po konkretizohet. Besoj se si do që të vij puna gjashtë deputet jepi, uroj që të bëhen dhjetë. Kështu si disident që ulemi në kafen e Kuvendit i bie të jemi gjysma e parlamentit. Nuk më shqetëson shumë kjo punë edhe sikur të jenë tre apo katër sepse kjo është një ide. Ky është një grup politik që është ideuar, por se si do vejë?, sa do vlejë? a do të mbledh për qark përreth vetes apo do të shërbej si një nxitës?, kjo duhet parë” tha ai.
Në ketë kuadër, deputeti Shehi tha se, “unë jam optimistë dhe e kam ndjekur këtë ide prej kohës. nuk rikthehem te grupi i vjetër apo Partia Demokratike sepse gjykojë se nuk vlejnë. Ajo është një shumicë në opozitë por që nuk prodhon energji të mjaftueshme për të mundur Edi Ramën. Sepse sfida jonë nuk është për të mundur njëri tjetrit po për të mundur kryeministrin. Ka ardhur dita që të ri kompozohet opozita si ide, si formacion apo taktikë elektorale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



