“Rruga Thumanë-Kashar sikur po ecën në det”/ Bardhi prezanton tre nismat e PD

Gazment Bardhi që në nisjen e fjalës së tij në seancën e parë plenare shprehu indinjatën e tij , sikurse u shpreh ai, të respektit ndaj opozitës në nisje të seancës solemne sepse ne hymë në sallën plenare 3 minuta me vonesë nga orari i njoftuar sepse u ndalëm të takonim banorët e qytetit të Krujës.
“Ne si opozitë hymë në seancë plenare 3 minuta me vonesë, sepse u ndalëm që të takojmë banorët e Krujës, sepse zëri i tyre i protestës nuk dëgjohet nga qeveria dhe kërkesa e tyre është minimale. Rruga duket sikur po ecën në det. Por ata nuk po protestojnë për këtë. Kanë kërkesë minimale, kërkojnë hyrje-dalje në rrugë kombëtare dhe kjo është kërkesë minimaliste, kërkon dashamirësi që të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë”.
Qeveria e Ramës e ka shndërruar Parlamentin në sallën e punëve personale. E ka bërë të tillë sepse pushteti i Ramës është personal.
Bardhi u shpreh se ata po kërkojnë hyrje dalje në autostradën Thumanë-Kashar, ndërsa i bëri thirrje ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, t’i dëgjojë dhe t’u japë zgjidhje.
“U ndalëm të takonim banorët e bashkisë së Krujës, pasi zëri i tyre nuk dëgjohet as nga mazhoranca as nga qeveria, kërkesa e tyre është sa e thjeshtë dhe aq jo-impeniative. Rruga të duket sikur po ecën në det, për shkak të cilësisë së rrugës. Po ata nuk protestojë për cilësinë. Kanë një kërkesë minimale. Kërkojnë hyrje dalje në rrugë kombëtare dhe është minimaliste, që kërkon thjesht dashamirësi për të dëgjuar zërin e kërkesave të drejta. Zonja ministre të kërkoj që t’i dëgjosh pas seancës, meqë nuk i prisni në institucione, dhe t’u japësh zgjidhje.
Nuk është zgjidhje, zoti ministër i Brendshëm, të dërgosh armata, është turp që harxhon burime njerëzore për të shtypur protestën e grave, vajzave, burrave të asaj zone. Jepini zgjidhje”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se ky sesion duhet të nisë duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita: Ligjit për përcaktimin e minimumit jetik; Rritjes së pensioneve; Financimit të sektorit të bujqësisë.
Përvec “fajin e ka opozita”, tashmë ka shtuar edhe “fajin e kanë deputetët”. Pra fajin nuk e ka ai, as ministrat e tij të korruptuar, por kolegët deputetë, një pjesë e të cilëve të ndershëm, por shpesh të keqpërdorur si kartona për aferat e tij apo oborrit të tij.
E vërteta të ndëruar kolegë socialist, është që ne jemi betur që kartonët, do t’i ngremë vetëm për interesat e qytetarëve dhe jo për të kundërtën, siç ndodh tashmë rëndomtë këtu për t’i shërbyer një pakice që, në kurrizin e të ndershmëve, i shërben vetëm pasurimit të kryeministrit apo oborrit të tij. Le të jetë ky sesion mundësia që ju të dëgjoni shqetësimet qëngre opozita në këtë sallë. Ne nuk jemi armiqtë tuaj, dhe ju nuk ka asnjë arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Prandaj në këtë sesion uroj që kartonat si deputetë ti ngremë vetëm për atë që jemi betuar. Për interesin publik, për qytetarët.
Duke nisur nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje një problemi qëshoqëron Shqipërinë prej vitesh: mungesës së garancive për barazi në zgjedhje, mungesës së garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund ti ikni për më gjatë kësaj cështje. Raportet e OSBE-ODIHR janë aty. Kërkojnë adresim për garantimin e lirisë së votës; kërkojnë adresim për fenomenin e shitblerjes së votës; kërkojnë adresim të përdorimit nga ju të shtetit në zgjedhje, kërkojnë adresim të fenomenit të përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje, kërkojnë adresim të përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhje.
./rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




