Reforma në Drejtësi, Manja takon Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zhvilluar të martën një takim me Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, Manja nënvizon se e ka uruar VanHorn për detyrën e re, si dhe ka biseduar hapur për ecurinë e Reformës në Drejtësi, arritjet dhe sfidat që janë përpara, si dhe ndanë qëndrimin e përbashkët për vijueshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë në reformat kyçe dhe të pakthyeshme në fushën e drejtësisë.

“E njoha znj. VanHorn dhe me punën e shkëlqyer që bëjnë stafet tona teknike të dy vendeve në Tiranë për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore në agjencitë e zbatimit të ligjit në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe shprehëm angazhimin e përbashkët për të punuar fuqimisht për forcimin e shtetit të së drejtës, zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe sundimin e ligjit si rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë me Evropën!”, shkruan Manja.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme