Ilir Meta deklaron divorcin me Monika Kryemadhin: Po ndjek rrugën ligjore

Ilir Meta deklaron zyrtarisht divorcin nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. RTSH 24, duke ju referuar deklaratave të Metës në një media televizive bën të ditur se Presidenti i PL-së, është shprehur se Kryemadhi është tani ish- bashkëshortja e tij.
“Zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime tani. Sot (e enjte) kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje. Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë se kur keni kaq shumë tensione dhe probleme me njëri- tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje më të qetë. Unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.”, mësohet të ketë deklaruar Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



