“Puna e Komisionit Hetimor në shëndetësi po zvarritet”, Vokshi: Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit bëjnë ping-pong

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Ablana Vokshi, ka akuzuar se puna hetimore e këtij komisioni po pengohet nga institucionet shtetërore që, sipas saj, refuzojnë të bashkëpunojnë duke mos kthyer përgjigjet e kërkuara për dy çështjet që kanë të bëjnë me Sterilizimin dhe Check Up.

Në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, Vokshi tha se institucionet shtetërore bëjnë ping-pong mes tyrë për të mos iu përgjigjur shkresave të Komisionit.

“Këtë javë nuk u zhvillua mbledhja e Komisionit Hetimor në Shëndetësi sepse deputetët e mazhorancës nuk ndodhen fare në Shqipëri. Vajtja në Gjermani për ata përbënë një interes më të madh se sa interesi publik për të pasur transparencë në lidhje me një nga aferat më të mëdha në shëndetësi. Gjithashtu duhet t’ju vë në dijeni se kanë ardhur përgjigjet e kërkesave për prova të miratuara për vendime të ndërmjetmeve të komisionit,  kanë ardhur materiale voluminoze nga ana e institucioneve, por një pjesë e mirë e përgjigjeve nga ana e institucioneve sikurse është Ministria e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësor sepse ajo nuk kanë dhënë përgjigjet për pyetjet që ne kemi kërkuar”, u shpreh ajo.

Në këtë kontekst, ajo shtoi se, “Fondi edhe pse është paguesi ka kontratën e paguesit, thonë nuk kam dokumentacion dhe kontratë, si bëhen pagesat? Na thotë adresohuni tek Ministria e Shëndetësisë, e cila konsideron përgjigjen e Fondit si përgjigje. Janë dhjetëra shkresa për të cilat nuk është dhënë asnjë informacion”.

“Nëse do të refuzojnë të kthejnë përgjigje, kjo do të përbëjë një shpërdorim detyre dhe nga ana e Komisionit dhe deputetëve do të ndërmerren masa për këdo që pengon punën, përfshirë kallëzime penale”.

Sipas saj, Plarent Ndreca, nënkryetari i Komisionit Hetimor, është duke përdorur Komisionin për Koncesionet në Shëndetësi për hakmarrje personale, pasi KLSH e ka paditur më herët.

“Ndreca e ka pyetur audituesin për gjëra personale dhe të tjera që nuk kishin lidhje me dy koncesionet në shëndetësi.  I jemi referuar raportit të KLSH dhe thotë se janë gjetur shkelje të panumërta në Ministrinë e Arsimit, kur ishte ministre Lindita Nikolla dhe sekretar Plarent Ndreca. KLSH ka rekomanduar për Ndrecën në lidhje me abuzimet që ka bërë kur ishte sekretar për disa tendera dhe kërkohet largimi nga shërbimi civil dhe pas këtij raporti KLSH e ka kallëzuar duke evidentuar faktin që është edhe në raport dhe thuhet se ai ka bërë presion ndaj audituesve të KLSH dhe i ka kërcënuar edhe në 2015 dhe këtë e thotë KLSH në kallëzim. Ndreca po përdor komisionin hetimor për hakmarrje personale. Ai nuk duhet që të ishte pjesë e shërbimit civil. Mirë që nuk iku nga shërbimi civil, por Rama e solli në Parlament, ndaj e mbron Nikolla dhe Rama, Plarent Ndrecën”, tha ajo.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme