Ndahet nga jeta Qazim Sejdini, drejtoi Bashkinë Elbasan për 3 mandate nën siglën e PS

Politikë | 2 vite më parë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Ndarja nga jeta erdhi për shkak të një sëmundje të rëndë, ku ish kryebashkiaku Sejdini vuante prej kohësh.

Nën siglën e Partisë Socialiste, Qazim Sejdini ka drejtuar Bashkinë e Elbasanit për 3 mandate nga viti 2007 deri në vitin 2019.

Sejdini lindi në Elbasan në 12 shkurt të 1951 dhe përfundoi studimet e larta për Histori-Gjeografi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit 1973-1978 si dhe në institutin e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë në vitet 1983-1987.

Në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it dhe në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojërave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Në 1995 Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë ai u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në tetor 2002 deri në Maj 2005 ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme