Sunak bisedë telefonike me Ramën, zbardhen detaje nga diskutimet

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, paraditen e kësaj të premte. Lajmin e bën me dije zyra e shtypit të kryeministrit britanik, ndërsa dy liderët kanë diskutuar për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.
Sunak dhe Rama pranuan se të dy vendet duhet të bëjnë më shumë lidhur me migracionin e paligjshëm në Europë, ndërsa lidhur me këtë do të kenë edhe diskutime në takimin e Komitetit Politik Europian që pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në korrik
“Kryeministri vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit MB-Shqipëri për migracionin. Të dy udhëheqësit pranuan se duhet më shumë punë për t’u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi prisnin ta diskutonin më tej këtë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar në korrik”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, dy liderët diskutuan edhe lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e sigurimit ët stabilitetit veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, ata diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




