Rama: Shqiptarët në Greqi, histori suksesi dhe qytetarie europiane

Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi si një histori krenarie të Shqipërisë.
Teksa ka publikuar një foto të para 18 viteve më parë kur ai vizitonte shqiptarët në Athinë si kryetar i opozitës shkruan se shqiptarët janë tashmë qytetarë europianë dhe me sukses të pamohueshëm.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie kombëtare, qytetarie evropiane dhe suksesi të pamohueshëm. Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




