Marrëveshja e huasë me Gjermaninë, Bardhi: E njëjta shumë me atë që u vodh nga incineratori i Tiranës

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”” ka ndezur diskutime në Kuvend. Deputeti opozitar Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën se vlera e kredisë që i vihet në dispozicion Bashkisë së Tiranës, është e barabartë me vlerën që sipas tij, prokuroria ka konstatuar se janë vjedhur nga incineratori i Tiranës.
“Ne do ta votojmë kundër këtë pr.ligj sepse ndryshe nga ju që keni besim te hajdutët si administrator, ne kemi besim se paratë e qytetarëve shqiptar duhet të shkojnë për shërbime ndaj tyre.
Vlera e kësaj kredie që i vihet në dispozicion Bashkisë së Tiranës është e barabartë me vlerën që deri në këtë moment prokuroria ka konstatuar se janë vjedhur nga incineratori i Tiranës. Janë mbi 40 milionë euro fatura fiktive, sipas SPAK, ku Paratë janë marrë nga mafiozët janë nxjerrë jashtë Shqipërisë pa ofruar asnjë shërbim për qytetarët shqiptarë. Edhe asokohe, secili prej kolegëve që është ulur aty lart vinte e thoshte ne po shpëtojmë Tiranën, ne po pastrojmë mjedisin. Të bësh avokatinë e Veliajt, do të thotë më së paku të heshtësh ndaj diçkaje që sheh që dëmton interesin publik”, tha Bardhi.
Ky i fundit nuk ka kursyer akuza edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit, nuk po bën asgjë për të luftuar korrupsionin pasi është palë me të korruptuarit.
“Rama nuk po bën asgjë për të luftuar korrupsionin. Nëse doni drejtësi ta nisim nga korrupsioni zgjedhor. Edi Rama nuk është kujdesur që pemët e mollët e tij të mos kalbeshin, por është kalbur edhe vetë.
Po i dalin të gjithë hajdutë e të korruptuar dhe është bashkëpunëtor me ta se ndryshe nuk kuptohet pse nuk reagon. Një zyrtare e Bashkisë së Tiranës i dha kodet e platformës një kompanie private që të vendoste se kush do fitonte tenderat”, tha Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



