Rezoluta e PS, Basha: PD e vetmja që ofron transparencë, gati për të punuar nëse bëhet vettingu i politikanëve

Politikë | 2 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur qëndrimin e Ambasadës amerikane në lidhje me rezolutën e PS për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Basha u shpreh se është gati të punojë me socialistët nëse realizohet vettingu i politikanëve.

“Pjesë e procesit në luftën kundër korrupsionit është PD. E përshëndes qëndrimin e ambasadës amerikane, sepse e vetmja parti që ofron transparencë është PD. E vetmja parti qëi bën propozimet publike, është PD, e vetmja që  ka mbajtur qëndrime të qarta për të fuqizuar institucionet e drejtësisë, siç është amendamenti për të forcuar SPAK.

Nëse bëhet fjalë për propozimin tonë të 6 nëntorit ka hyrë në zhargonin politik si vettingu i politikanëve. Nëse ky propozim hyn në rrjedhën parlamentare do i japë mundësi deputetëve të tregojnë se ku qëndrojnë në zotim para luftës së korrupsionit.

Propozimi ynë për vetingun e politikanëve ndan fjalët nga veprat”, tha Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme