Rienergjizimi i PS, Rama mbledh sot grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të martë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, si dhe kabinetin qeveritar.

Kjo mbledhje e zgjeruar mes përfaqësuesve të ekzekutivit dhe legjislativit, vjen në një moment të zhvillimeve intensive në jetën politike të vendit, kur tashmë opozita i është rikthyer parlamentit; kur kanë nisë funksionimin disa komisione hetimore parlamentare, por edhe kur drejtësia po vepron ndaj të zgjedhurve dhe drejtuesve politikë.

Mbledhja i paraprin zgjedhjeve në të gjitha strukturat socialiste në 10 dhe 11 maj, përmes parimit një anëtar një votë, por edhe turit në diasporë të kryeministrit duke e nisur me Athinën më 12 maj, për të vijuar në Milano, Mynih dhe Londër.

Socialistët janë në mandatin e tyre të 3-të qeverisës, por kryeministri nuk e fsheh ambicien për një tjetër mandat, ndaj jeta politike e PS është tepër aktive.

Gazetare: Denada Shkodrani


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme