Curi: Meta jeton në një hotel tek Liqeni i Thatë. Divorci i tyre është serial që sapo ka nisur

Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH 1 se për shkak të delirit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po bëjnë divorc politik.
Sipas Curit, të gjithë mendojnë se këta bëjnë teatër.
“Por unë mendojë se për herë të parë këta të dy e kanë me gjithë mend këtë konflikt që kanë me njëri-tjetrin”shtoi ai.
“Për mua ky konflikt është i vërtetë madje dhe Kryemadhi për ta besuar Meta ka votuar hapur.
Ata i kanë nxjerr dhe vetë pamjet nga një hotel që është diku tek Liqeni i Thatë që është në pronësi të një mikut të tij. Njerëzit mendojnë që këta flenë apo nuk flenë bashkë por divorci i tyre është divorc politik. Për shkak të dëlirit që ka Meta ky divorc vjen prej tij sepse njerëzit afër tyre thonë që Meta e mendon që Monika ka bërë Pazar kundër tij” deklaroi ai .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



