Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kalabri, takim me arbëreshët

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”.

Kreu i Shtetit ka parashikuar një seri takimesh me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet drejtuese italiane.

Ky është turi i dytë i vizitës zyrtare pas asaj të zhvilluar tetorin e shkuar, ku u diskutuan nisma për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe. 

Kjo vizitë përkon me 100-vjetorin e Anselmo Loreccio-s, një nga figurat e larta arbëreshe, veprimtar i çështjes shqiptare që përbashkoi atdhetarët e Rilindjes Shqiptare.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit do të marrë pjesë në inaugurimin e vendosjes së monumenteve të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, në ato komuna ku ky simbol ka munguar deri tani, në vijimësi të përpjekjes për të materializuar historinë identitare të kombit e për ta përçuar atë të brezat e ardhshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme