Reforma zgjedhore, ekspertët pritet të japin ide për koalicionet dhe për votën e diasporës

Deputetët që po merren me përgatitjen e ndryshimeve të ligjit të zgjedhjeve duhet të përballen këtë javë me dy nga çështjet më delikate që kanë ndezur shpesh skenën politike.
E para është adresimi me ligj i mënyrës sesi formohen koalicionet zgjedhore, një kërkesë e vazhdueshme e opozitës që kërkon lejimin me ligj të bashkësive politike para zgjedhjeve që aktualisht ndalohet me ligj.
Çështja e dytë është adresimi në kodin zgjedhor i mënyrës sesi do të votojnë emigrantët.
Në kalendarin e grupit të dialogut që është mbledhur më pak se gishtat e një dore është shënuar një afat ambicioz, dorëzimin e projektligjit për zgjedhjet deri në fund të muajit qershor.
Burimet e informacionit i thanë RTSH-së se aktualisht ekspertët e grupit politik po punojnë të ndarë nga njeri-tjetri, në përpjekje për të gjetur zgjidhjet më të mira ligjore që duhet t’i japin zgjidhje edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese që thotë se e drejte kushtetuese e shtetasve shqiptare, të thonë fjalën e tyre nëpërmjet votës në kutitë e votimit.
Gazetare: Sonila Gagostini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




