U zgjodh zv. presidente e PL, Meta uron Erisa Xhixhon: Besoj shumë se me lidershipin e saj do të frymëzojë shumë gra

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar Erisa Xhixhon për zgjedhjen dje në Konventën Kombëtare si zëvendës presidente e PL.

Duke i dedikuar një reagim të gjatë , Meta shkruan në rrjetin social Facebook, se, “me statutin si Zëvendës Presidente do të ketë kompetenca shumë të rëndësishme në drejtimin e Partisë të Lirisë. Kemi vendosur të jemi Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje. Por jemi të vendosur të jemi Partia më e organizuar dhe më ekzekutive në zbatimin e vendimeve që marrim. Prandaj Erisa do të jetë jo vetëm Zëvendës Presidente por edhe ZëvendësKomandante në zbatimin e vendimeve të Partisë të Lirisë”.

Duke vlerësuar aftësinë drejtuese të Erisa Xhixhos, Meta thotë se , lidershipi i saj është testuar në momente shumë të vështira dhe ajo di të marrë përgjegjësi dhe të jetë jo vetëm e dashur dhe e buzëqeshur me të gjithë por edhe plot autoritet kur duhet.

“Unë besoj shumë se me lidershipin e saj shumë shpejt do të frymëzojë shumë gra, të rinj dhe të reja t’i bashkohen Partisë të Lirisë”, shkruan ndër të tjera Meta.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme