Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër, Bardhi: Institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër.

Nëpërmjet një postim në rrjetin social “X”, dikur Twitter,  i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët.

“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë” shkruan Bardhi.

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, shprehet më tej kreu i Rithemelimit, “i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme