Konventa e PL, Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë

Në nisje të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, kreu i saj, Ilir Meta nuk la pa ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha. Teksa mbajti një fjalë të shkurtër para delegatëve, Meta tha se nuk fitohet “duke fjetur gjumë”.
“Bëhu gati Mondi, hajde të bëjmë stërvitje bashkë, të më shoqërosh edhe 26 vite të tjera. Kisha një lutje për Konventën, të çohemi për delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër Mafias. I puth edhe Rrokun, Kryetarin e Pukës dhe Hilën e Fushë Arrëzit. Ashtu fitohet, nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke shumëzuar 7 x 7 42”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




