Disa orë në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni: Dëshmova si person në dijeni, s’jam pjesë e dosjes për Metën

Politikë | 3 vite më parë

Ish-deputeti i LSI-së (sot PL), Ralf Gjoni është marrë në pyetje për disa orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të hënë (22 prill).

Në një prononcim të shkurtër për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Gjoni tha se ishte pyetur si person i angazhuar në poste shtetërore, por pa dhënë më shumë detaje.

Ai sqaroi se nuk është pjesë e dosjes hetimore për kreun e PL-së, Ilir Meta.

“U pyeta si i angazhuar në disa poste shtetërore, nuk jam pjesë e dosjes për Ilir Metën. Nuk mund të diskutoj për çështjet për të cilat u pyeta në SPAK”, u shpreh ai.

Gjoni ka mbajtur detyrën e Këshilltarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në LSI, ndërsa në vitin 2019 u bë pjesë e Kuvendit si deputet i LSI. Ai mori mandatin pasi paraardhësi i tij dogji mandatin, pas vendimit të përbashkët të PD-së dhe LSI-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme