Deklaratat e ambasadave për sulmet ndaj Dumanit, reagon Meta

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me sulmet ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani. Në një deklaratë për mediat, Meta komentoi edhe qëndrimet e ambasadave të huaja në vendin tonë, që kanë dënuar sulmet ndaj SPAK dhe Dumanit.

Teksa paraqiti një deklaratë të Dumanit ku ky i fundit dëgjohet të thotë “afërmendsh që gjykatat vendosin çfarë i kërkojmë ne”, kreu i PL-së deklaroi se do t’i kërkonte falje Dumanit “vetëm nëse ato deklarata nuk janë bërë nga ai, por nga sozia e tij”.

“Në qëndrimet e mia qëndrojnë bindjet e mia. Ju paraqita një deklaratë të Dumanit, ose të atij që pretendohet se është. Ajo ishte në shqip dhe anglisht. Nëse është ai Dumani, se ka dhe operacione plastike, në rast se nuk është ai, kërkoj ndjesë. Jam i bindur se ata ndërkombëtarë që kanë bërë deklaratat, siç thoni ju, se unë nuk i ndjek, janë të lutur të dëgjojnë deklaratën. Ata bëjnë mirë, që nëse iu është kërkuar ndihmë nga buburrecat e Edi Ramës, apo kryebuburreci në drejtësi, kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë dhe disa miq të McGonigal”, u shpreh Meta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme