Mbledhja KDK-së, Meta: SPAK po përdor njerëz të dobët në PL, të cilëve u ka sekuestruar celularin

Politikë | 3 vite më parë

SPAK-u ka qenë sërish në qendër të sulmeve nga ana e kryetarit të PL-së, Ilir Meta, gjatë mbledhjës së Komitetit Drejtues Kombëtar, duke e etiketuar si “SPAK-u, tarallaku”.   

“Ilir Meta është këtu dhe do të jetë gjithmonë këtu. Edhe në ’92-shin, në kohën e të ‘madhërishmit të parë’, kur më thonin çdo javë për të ikur, për t’u larguar jashtë vendit që të mos arrestohej, përgjigja ime ishte se ja ku më keni. Bëni punën dhe ‘madhëria’ t’ju falënderojë. Më thërriste një prokurore që të më intimidonte ngaqë isha 22 vjeç. Rrinte bënte poza. A më ke thirrur i thashë. Unë jam deputet dhe nuk kam ardhur për të kaluar kohën me ty. Tani jemi miq me kauzat tona të drejta për demokraci. SPAK-tarallaku të hetojë kë të dojë, Ilir Metën e cilin të dojë.”, tha Meta.

Sipas tij, SPAK-u nuk duhet të përdorë njerëz të dobët në PL, të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celularin, letrat, e ti përdorë ata kundër Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës.

“Florinjtë e Ilir Metës? Ku janë? Të shkojnë t’i marrin. Shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. Po ta shoh situatën keq do të vë një krevat te nënë Selvia. Plus që kemi selinë. Partinë e Lirisë ta harrojë SPAK-tarollaku që mund ta sjellë vërdallë se i ndodh ajo gjë që mund të jetë shembull për të gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin. Ku shkoi zonja?  Italia kishte Di Pietron. Ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro? Hajdut tenderash. Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës. Ne jemi për reformën në drejtësi, por për atë reformë që arreston, Edi Ramën”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme