Flamur Noka: Këtu s’ka qeveri, por organizatë kriminale

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës duke thënë që vendi nuk ka qeveri por një organizatë kriminale.
Në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit, Noka tha se opinioni publik është i shqetësuar sepse nuk ka një qeveri, por një organizatë kriminale që vetëm vjedh sipas tij.
“Po flitet këtu për shqetësime të opinionit publik. Opinioni publik është i shqetësuar që nuk ka një qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh.
Është i shqetësuar për incineratorët që kanë thithur miliona euro dhe nuk po hetohen nga drejtësia. Është i shqetësuar sepse ju keni shkelur drejtësinë dhe thoni drejtësia jemi ne. 1Jeni unik sa i përket babëzisë”, u shpreh Noka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




