Basha sulmon Rithemelimin: Po bën pis PD-në, ka hyrë në pazare me Ramën

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare të Kuvendit ka sulmuar formacionin politik të Rithemelimit dhe kreun e grupit, Gazment Bardhi.

Sipas Bashës, ata kanë 5 muaj që bllokojnë Kuvendin ndërsa vendosën të bëhen bashkë me mazhorancën për amnistinë e të korruptuarve.

Basha vuri në dukje se Rithemelimi po bën pis Partinë Demokratike duke bërë pazare me kryeministrin Edi Rama.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë Kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës. Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj. Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, u shpreh Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme