Nesturi: Meta ka ngritur dronët, por i janë çakorduar pultet. Po kërkon të gjejë tradhtarë ngado

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH i komentoi shpërthimet e ish- presidentit, Ilir Meta se vijnë nga një situatë paniku dhe se ai ka ngritur dronët, por i janë çakorduar pultet, ndaj po kërkon të gjejë tradhtarë ngado.

“Kemi të bëjmë me një situatë paradoksale. Meta ka ngritur dronët, por i janë çakorduar pultet. Nuk është i qartë as me veten, ndaj kërkon të gjejë tradhtarë kudo. Ka shtuar listën e tradhtarëve duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij. Ka një gropë të madhe në arsyetimet e tij. Të akuzosh Dumanin se ka kërkuar ndryshimin e dëshmisë së Ismailajt, është absurde. Prokurorët thellojnë hetimet, madje duke kërkuar edhe dëshmitarë në favor të akuzës. Duhet të kenë lëvizur ujëra në çështjen e hetimeve ndaj Meta është në këtë situatë shpërthyese. Nuk është e fshehtë që Meta po hetohet. Është proces i deklaruar. As Meta nuk jep shpjegime të qarta. Metën e shoh në situatë paniku.”, tha Nesturi.

/rtsh.al/

  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme