“Sot 100 ditë qëndresë”, Berisha: Përkon me festën e shenjtë të Bajramit, na rikujton se Zoti është me ne!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka uruar të mërkurën edhe njëherë shqiptarët për festën e shenjtë të Bajramit. Zoti Berisha shfrytëzoi koinçidencën që kjo ditë feste përkonte me 100 ditë qëndresë të opozitës, duke thënë se zoti është me ta.
“Së bashku të urojmë nga zemra çdo besimtar mysliman shqiptar, të urojmë që sakrificat e tyre, të urojmë që durimin e tyre, të urojmë që përkushtimin e tyre, Zoti i madh e mëshirëplotë t’ua kthejë në mirësi dhe begati” tha zoti Berisha para përkrahësve të tij të mbledhur para banesës së tij ku ai gjendet nën arrest shtëpiak.
“Kjo ditë që përkon me festën e shenjtë të Bajramit, na rikujton se Zoti është me ne, se Zoti është gjithmonë krah të mirës. Por njëkohësisht kjo na rikujton për përgjegjësinë tonë të madhe, që të përmbushin këtë mision hyjnor për të shpëtuar Shqipërinë nga e keqja, për të shpëtuar Shqipërinë nga armiqtë e saj, që kërkojnë të shuajnë kombin tonë me vjedhje, me krime dhe me shpopullim” tha zoti Berisha.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



