Habit Curi: Lulzim Basha është agjenti më i sofistikuar i Berishës

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Arjan Curi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se amerikanët i kërkonin Lulzim Bashës shumë kohë më parë që të godiste Berishën, por ai hezitonte ta bënte.

Sipas Curit, në këtë mënyrë, Lulzim Basha është “agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri”.

“E mbani mend kur Yuri Kim i thoshte “Topin e ka Llulli Basha”, i thoshte ajo gjuaje topin, ky nuk e gjuante. Ore jepi i thoshte ajo se e ke penallti, se e ke portën bosh, pa portier. Ky hiç. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri dhe jo mund të jetë por është. Mua në emisionin tjetër më refuzoi, ishte i llahtarisur nga ideja që do e thosha këtë dhe e dëgjoi. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri. Por amerikanët e kuptuan më pas se nuk janë budallenj. Gjylamenti nuk e ka kuptuar këtë lojë dhe në fantazinë e saj që të bënte lojëra aty në Parlament dhe tha thirrni Berishën. Dhe më pas i erdhi një mesazh aty, se ti e di si i shkruan mesazhet ai. Thuaj që ishte shaka se të shqeva, dhe u tërhoq ajo. Por edhe Rama është një agjent i sofistikuar në këtë rast, jo i Berishës por i gjithë establishmentit kripto-komunist që ekziston në Shqipëri”, u shpreh Curi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme