Balla: Policia partner i besueshëm kundër krimit ndërkombëtar

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka cilësuar Policinë e Shtetit si një partnerë të besueshme për vendet partnere.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Balla ka vlerësuar operacionin policor të zhvilluar në bashkëpunim me forcat policore të Italisë në luftën ndaj trafikut të narkotikëve.

“Policia e Shtetit po konsolidohet çdo ditë e më shumë si partner i besueshëm i policive d1he agjencive të vendeve partnere, së-bashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, me një fokus të veçantë luftën kundër grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve”, shkruan Balla.

“Gjatë natë dhe mëngjesit të sotëm është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombëtar “Sammogia”, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal dhe janë arrestuar pjesëtarë të tij. Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit për kapjen e tre të kërkuarve nga Italia dhe për koordinimin mjaft të mirë me Zyrën e Interforcës Italiane dhe Interpol Tirana”, përfundon Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme