Karamuço: SPAK ka çuar në Gjykatë 69 oficerë policie

Politikë | 3 vite më parë

“SPAK ka çuar në Gjykatë 69 oficerë policie” kështu u shpreh eksperti i kriminalistikes Ervin Karamuço në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH.

Karamuço theksoi se nuk mund të përgjithësojmë të gjithë policinë por disa shefa komisariatesh janë çuar pas hekurave në disa vende si Poliçan, Maliq etj të cilët kanë qenë në afera korruptive ku disa prej tyre janë identifikuar nga rrjetet e komunikimit te kriptuar.

“Nuk mund ta përgjithësojmë të gjithë policinë, por nga 2020-2024 SPAK ka çuar prapa hekurave rreth 69 oficer policie. Ndër këta ish shefa komisariatesh që kanë të bëjnë me Poliçanin, Maliqin, Laçin, shefin e krimeve në komisariatin 6 , oficerë të policisë gjyqësore të cilët janë të përfshirë në anët korruptive dhe disa prej tyre të identifikuar prej rrjetit të komunikimit të kriptuar Enkrocet ose SkyECC.

Dhe ajo që ka thënë Dumani është e ndarë në dy pjesë, e para nga këta persona deri me sot që futem këtu edhe drejtuesin e njësisë operacionale, që kemi arrestuar dhe disa prej tyre i ka dënuar edhe gjykata janë një gjë që ne kemi humbur besimin të policia e shtetit për disa nga aksionet dhe për të ndarë informacion por edhe për çështjet që ne i kemi ende në hetim ne duhet të hyjmë në bashkëpunim me strukturat e larta të policisë së shtetit”, u shpreh Karamuco.   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme