Nurellari: Të dobishëm për NATO-n? Xhandarmëria do të ishte një strukturë kontribuuese

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Adri Nurellari ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Shqipëria duhet të japë kontribute të veçanta në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe të mos mbajë një status inferior.

Sipas Nurellarit, një kontribut domethënës do të ishte rindërtimi i xhandarmërisë do të ishte një element shtesë për të rritur prestigjin e Shqipërisë në NATO.

Ai vuri në dukje se një mekanizëm i tillë do t’i jepte hapësirë ndërveprimi edhe vetë NATO-s në zona të caktuara të rajonit të Mesdheut.

“Një vend si Shqipëria, ashtu po e bën Kroacia, duhej që të bënte një pjesë që i takon rolit në Mesdhe në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i kenë duart e lira në rajone të tjera.

Një nga elementët e rëndësishëm është përdorimi i strukturave të mbrojtjes për qëllime të shumëfishta. Ne kemi bërë këtë deri diku me spitalin ushtarak dhe me emergjencat civile, por një mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje mund të ishte rindërtimi i xhandarmërisë. Shqipëria ka pasur një xhandarmëri që është shpallur që në qeverinë e Vlorës dhe është shpërbërë në vitin 1939 me pushtimin italian.

Xhandarmëria është një trup paramilitare dhe që ka elementët e organizimit ushtarak dhe që në shumë vende është në Ministrinë e Mbrojtjes.

Një mënyrë se si mund të kontribuojmë është në misionet e paqes të cilat gjithnjë e më e tepër trupat ushtarake po i fut dhe po i përfshin në policim sikurse i kemi parë në Irak apo në Afganistan ose sikurse i kemi parë edhe në Kosovë deri diku. Shqipëria kontributin dhe rolin në NATO duhet ta shohë si oportunitet për të projektuar prestigj dhe autoritet, dhe të mos dukemi si gjynahqarë në klasë”, u shpreh Nurellari.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme