Alibali: Shqipëria, e para që u largua nga Traktati i Varshavës. Vonesën në NATO e shkaktuam vetë

“Shqipëria, e para që u largua nga Traktati i Varshavës. Vonesën në NATO e shkaktuam vetë”, kështu u shpreh analisti Neritan Alibali, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH.
Gjithashtu analisti tha se ka qenë ministri i jashtëm i Gjermanisë në vitin 1994 i cili ka thënë se Shqipëria meriton të futet nga vendet e para në NATO.
“Në vitin 1994, ministri i jashtëm i Gjermanisë ka deklaruar që Shqipëria e meriton të futet nga vendet e para në NATO sepse ka qenë vendi i vetëm që u shkëput, doli nga Traktati i Varshavësh, që përzuri flotën ushtarake-detare ruse etj”, tha Alibali.
Analisti Alibali theksoi se deri në vitin 1996 Shqipëria mund të anëtarësohej edhe para vendeve si Hungaria, Polonia apo Republika Ceke por ishte vitit 1997 ai që kthehu nga fillimi procesin e anëtarësimit për Shqipërinë.
“Deri në vitin 1996 letrat e Shqipërisë për tu anëtarësuar shpejt mbas Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Ceke kanë qenë shumë të mira, 97 më pas shkatërroi çdo gjë dhe kthehu nga fillimi procesin e anëtarësimit”, tha analisti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



