Përjashtimi i Berishës, Basha: Jam zemërthyer! Nuk do doja që ai të shpallej non-grata

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH 1, deklaroi se nuk ka dashur të mbante kurrë atë fjalim nga zyra e partisë në momentin që u shpall person non-grata ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke rikujtuar momentin, ai tha që jam ndjerë zemërthyer dhe nuk ka dashur që të shpallej person i padëshiruar nga SHBA-ja.
“Prioritetet tona ndryshuan kur Sali Berisha u shpall person non-grata. Pa diskutim që jam zemërthyer, nuk po e fsheh këtë! Nuk do të doja ë ta mbaja ata fjalim që Sali Berisha të ishte shpallur non- grata”, theksoi Basha.
Ndaj, vazhdon Basha “ndoshta është njerëzore por shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës zbuloi dhe dy fytyrësitë qe kishin njerëzit. Se mua më thonin; po vendimi i duhur, atë duhet ta kishe hequr më parë apo ai të kishte ikur vetë. Pastaj shkonin tek ai dhe i dorëzoheshin impulsit të momentit, një personit me një fuqi të jashtëzakonshme historike në kupolën e PD-së”.
Ne kishim të tjera prioritete shton Basha por, papritur u morëm me këtë çështje dhe ku vazhdojmë dhe sot të merremi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



