Balla: Shumë shpejt propozoj ligjin e ri për Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije nga foltorja e Kuvendit se shumë shpejt do të propozojë një ligj të ri për Policinë e Shtetit.
Balla deklaroi se nuk ka asnjë dyshim se brenda Policisë së Shtetit ka efektivë të cilët gjatë ditës veshin uniformën, ndërsa natën tradhtojnë besimin e qytetarëve.
“Nuk kam shkop magjik që në 8 muaj të pretendoj të pastroj menjëherë policinë e shtetit.
Shumë shpejt do vij dhe do kërkoj mbështetjen tuaj për një ligj të ri të policisë së shtetit. Nuk kam dyshim që ka punonjës të policisë së shtetit që ditën janë me uniformë e natën tradhtojnë besimin e qytetarëve. Po bashkëpunoj me Interpol, Europol.
Është e papranueshme që ndërkohë që policia e shtetit shkon të arrestojë një prej personave më të rëndësishme të botës së krimit, personi të jetë në kontakt me një shef komisariati. Është arrestuar sot ky shef komisariati, sikurse dhe një numër i konsiderueshëm”, tha Balla, teksa bëri me dije më tej se më 5 prill do të ekstradohet në Shqipëri një person i dënuar me burgim të përjetshëm, i akuzuar për tre vrasje dhe u fshehur nga drejtësia shqiptare prej 1997-ës në Korenë e Jugut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



