Nga Kodi Rrugor te shtetësia shqiptare, Taulant Balla propozon ndryshime ligjore

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar ndryshime në Kodin Rrugor dhe në ligjin “Për shtetësinë”.
Në fjalën e tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Balla u shpreh se nevojiten ndryshime të reja në Kodin Rrugor me qëllim rritjen dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.
“Dua të kërkoj mbështetjen e këtij komisioni dhe grupeve parlamentare për ndryshime të reja në kodin rrugor për rritjen dhe përmirësimin e sigurisë rrugore
T’i japim fund një vonese të pakuptueshme që ka të bëjë me një akt për të cilin secili duhet të ndiejë përgjegjësinë e detyrës që mban”, tha Balla.
Duke u ndalur më tej në ligjin “Për Shtetësinë”, ministri vlerësoi se duhet të hiqet detyrimi i çdo shtetasi me kombësi shqiptare që për të marrë shtetësinë e vendit amë, duhet të japë provimin e gjuhës shqipe.
Ai po ashtu, kërkoi që shtetësia t’i jepet edhe talenteve në fusha të ndryshme, nën moshën 18-vjeç.
“Vlerësoj se ne duhet të heqim menjëherë detyrimin e çdo shtetasi me kombësi shqiptare që për të marrë shtetësinë e vendit amë, duhet të marrë provimin e gjuhës shqipe.
Po ashtu, kërkoj mirëkuptimin tuaj që për procedura e dhënies me procedurë të veçantë kryesisht në fushën e sportit, por jo vetëm, kur bëhet fjalë për një talent, ne të mundësojmë që Ministria e Brendshme dhe presidenti të japë shtetësinë edhe nën moshën 18 vjeç”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




