Alibali: Basha, “jetimi” më i madh i ‘martesës’ PS-Rithemelim

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në studion “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Lulzim Basha është i veçuari më i madh i marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

Sipas Alibalit, marrëveshja mes Partisë Socialiste nuk kishte pse kamuflohej përmes instrumente që as nuk janë në rregulloren e Kuvendit dhe as në ndonjë ligj tjetër.

Ai vuri në dukje se pavarësisht kësaj është hap pozitiv që palët janë ulur në dialog por në këtë rast “jetimi” siç e quajti ai është Lulzim Basha.

“Nuk ka nevojë të kamuflohet aksioni politik me instrumente që nuk janë të përcaktuar as në rregulloren e Kuvendit dhe as në ndonjë ligj tjetër.

Është gjë shumë e mirë që palët ulen në dialog. Mendoj se i gjithë ky komision është krijuar në radhë të parë për Reformën Zgjedhore.

Pastaj “jetimi” më i madh i kësaj marrëdhënie është Lulzim Basha”, u shpreh Alibali.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme