Bashkia Himarë pa kryetar, Këshilli Bashkiak mblidhet sot për të caktuar kryebashkiakun e ri

Politikë | 3 vite më parë

Arrestimi i Jorgo Goros dhe Fredi Belerit, ka lënë Bashkinë e Himarës pa një kryetar.

Në këtë kuadër, Këshilli Bashkiak do të mblidhet këtë të premte (29 mars) për të vendosur me votë se cili prej nënkryetarëve do të drejtojë Bashkinë e Himarës deri në zgjedhjet e reja.

Dy janë nënkryetarët e Bashkisë, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria, për të cilët do të vendoset sot nga Këshilli se cili do të vendoset në krye të Bashkisë.

Mazhoranca disponon 13 vota në Këshillin Bashkiak, ndërsa koalicioni opozitar 8 vota.

Bashkia e Himarës mbeti pa kryetar, pas arrestimit 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit të Fredi Belerit nga “Bashkë Fitojmë”, i cili arriti të fitonte këto zgjedhje. Në pamundësi të betimit nga burgu, Jorgo Goro drejtoi Bashkinë deri më 23 mars, ditën kur u arrestua me kërkesë të SPAK për “tjetërsim pronash” dhe dha dorëheqjen nga detyra.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme