Shleu dënimin në paraburgim, lirohet ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Ky i fundit ka shlyer dënimin me 1 vit e 6 muaj burgim me kohën e qëndrimit në paraburgim.
GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit
Tuci akuzohej për “shpërdorim detyre”, si dhe iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Tuci u vu në pranga më 17 korrik, pasi u akuzua se lejoi hapjen e një rruge prej 1.8 km gjatësi dhe 5 m gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat. Dëmi u vlerësua në 234.007.500 lekë.
Ish-kryebashkiaku Tuci, ka drejtuar pushtetin vendor në Fushë- Arrëz për dy mandate, si i zgjedhur Partisë Socialiste, nga viti 2015.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




