Çipa: Me Goron dhe Belerin jemi djem të një lagjeje. Pas ’90 u ndamë në dy kontinente

Analisti Aleksandër Çipa ka rrëfyer në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1, se si ai ka qenë në një lagje të Himarës bashkë me Goron dhe Belerin.
Duke diskutuar mbi arrestimin e kryebashkiakut Jorgo Goro dhe rastin e Belerit, Çipa tregoi se të tre janë rritur në një lagje, por pas viteve ’90 u ndanë “në dy kontinente, diametralisht të kundërt.”
“Unë jam rritur aty ku është minoriteti natyral dhe de fakto kam lindur aty ku pretendohet se ka një minoritet hegjemonist thonë grekët, por që është njohur pas viteve ‘90 nga pala greke. Edhe z. Goro, edhe z. Beleri, edhe unë i kemi shtëpitë në një distancë prej gati 100 metrash nga njëri-tjetri. Në fakt në fëmijërinë tonë Beleri nuk ka qenë aty fare se ka qenë në një lagje periferike të qytetit. S’ka qenë as te lagjja ku jemi rritur ne por ka shtëpinë aty. Bëhet fjalë për djem të një lagjeje. Po çfarë ka ndodhur? Pas 1990-s jemi ndarë si dy kontinente, të ndarë diametralisht në këtë pikëpamje”, u shpreh Çipa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



